Bolton për Gjykatën Speciale: Ka një element të rëndë politik
Erblin Osmani shkroi historinë e tij me fanellën e Kosovës. Vetëm 17-vjeçari debutoi për Kombëtaren A në fitoren 1-0 ndaj Irlandës, duke realizuar një ëndërr që, siç thotë vetë, e kishte pasur që nga fëmijëria.
Osmani u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe u prit me duartrokitje nga tifozët në stadium.
Pas ndeshjes, talenti kosovar nuk e fshehu emocionin për këtë moment të veçantë.
“Ka qenë ëndërr. Kam dashur të luaj gjithmonë për Kosovën. Jam shumë i lumtur që debutova sonte me Kosovën. Një ëndërr u bë realitet. Kam dashur të luaj gjithmonë për Kosovën dhe tash u bë realitet. Edhe lojën e parë e kemi fituar dhe shpresoj që t’i fitojmë edhe ndeshjet e tjera”, tha Osmani.
17-vjeçari foli edhe për momentin kur tifozët thirrën emrin e tij pas hyrjes në fushë.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që ma kanë thirrur tifozët emrin. Kur kam hyrë në fushë, ka qenë ëndërr. Edhe kemi fituar këtë lojë dhe jam shumë, shumë i lumtur”, u shpreh Osmani.
Debutimi i Osmanit vjen në një mbrëmje të paharrueshme për të, por edhe në një fitore të rëndësishme të Kosovës, e cila e nisi me sukses përballjen ndaj Irlandës. /KosovaPress/