Zjarr në shtëpinë e kryeministrit britanik

Një 21-vjeçar është arrestuar me dyshimin se i vuri zjarrin shtëpisë së kryeministrit britanik Keir Starmer në veri të Londrës.

Policia dyshon se zjarri është ndezur me “qëllim për të rrezikuar jetën”.

Policia Metropolitane ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ndodhet në mbajtje.

Bëhet e ditur se arrestimi lidhet me tre zjarre të veçanta që ndodhën në veri të Londrës gjatë javës së kaluar: një zjarr në një adresë private në Kentish Town, një automjet i djegur dhe një zjarr tjetër në hyrje të një ndërtese tjetër.

Policia tha se njësia kundër terrorizmit e Policisë Metropolitane kishte marrë përsipër hetimin sepse shtëpia ishte e lidhur me një personazh të shquar publik, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Read Previous

​Murati: Do të shqyrtohet ftesa e presidentes Osmani për takim

Read Next

Edhe përpjekja e radhës dështim