ë paktën 29 persona kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një klub nate në Stamboll.
Klubi i mbyllur për punime rinovimi ndodhet në katin e parë të një pallati 16-katësh në lagjen Besiktas, në anën evropiane të qytetit.
Sipas mediave lokale, ka qenë një shpërthim “afër skenës” që ka shkaktuar zjarrin.
Guvernatori i Stambollit, Davut Gul, u tha gazetarëve në vendngjarje se po hetohen shkaqet e zjarrit dhe besohet se viktimat ishin persona të përfshirë në punën e rinovimit.
#SONDAKİKA
ŞİŞLİ'DEKİ YANGIN FACİASINDA ÖLÜ SAYISI 15'E YÜKSELDİ
▪️Beşiktaş Gayrettepe’de 16 katlı binanın gece kulübü olarak kullanılan giriş katında yangın çıktı.
▪️Yangında 15 kişi hayatını kaybederken 7'si ağır 8 kişi de yaralandı.
▪️Yaralılar ambulanslarla çevredeki… pic.twitter.com/jETcSqqRzS— EHA MEDYA (@eha_medya) April 2, 2024
Pesë persona janë ndaluar dhe marrë në pyetje nga autoritetet, teksa po hetohet për shkaqet e zjarrit. Mes të arrestuarve janë drejtues të klubit të natës dhe një përgjegjës për punimet e rinovimit.
Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunç theksoi se “është lëshuar një urdhër arresti për 5 të dyshuar, mes të cilëve 3 zyrtarë të klubit, drejtorin përgjegjës dhe 1 person përgjegjës për ristrukturimin”./Express