Rama e quan “show politik” të VV-së dërgimin në Prokurori të kontratës për ndriçim publik

Rama e quan “show politik” të VV-së dërgimin në Prokurori të kontratës për ndriçim publik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka quajtur “show politik”, dërgimin e kontratës për ndriçimin publik në Prokurori nga Vetëvendosja.

Ai ka thënë se votuesit e Vetëvendosjes do duhej ta pyesnin vetën nëse kanë dërguar ndonjëherë propozim më të mirë për çështjen e ndriçimit në Kuvendin e komunës.

“Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paskan shku edhe sot me bo një SHOW POLITIK para Prokurorisë. Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit ndonjë propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës? Apo keni hi n’asamble me e luajt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen”, ka shkruar ai.

Read Previous

Në Kosovë çdo ditë nga 10 persona diagnostikohen me kancer

Read Next

Rashiq optimist për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi pas fitores së Listës Studentore në Serbi