Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vushtrrisë, ku një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë”, ka thënë Zahiti.
Ai ka shtuar tutje se hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore.