Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Gjakovë-Prizren.
Sipas Policisë së Kosovës, përveç dëmeve materiale, është raportuar edhe për katër persona të lënduar.
“Rreth orës 08:35, në zonën e njohur si “fshati Slloven” në rrugën Gjakovë-Prizren, ka ndodhur një vet-aksident. Përveç dëmeve materiale, është raportuar edhe për katër persona të lënduar. Rasti do të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /tvsyrivison/