Veç 14 për qind e zyrtarëve të lartë të Kosovës, e kanë bërë deklarimin e pasurisë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka ftuar zyrtarët që obligohen me ligj, qe ta bëjnë sa më parë deklarimin e pasurisë.

Agjencia ka njoftuar se deri më tani vetëm 14 për qind e zyrtarëve të lartë e kanë bërë deklarimin.

“685 zyrtarë, rreth 14.4 për qind, kanë dorëzuar deklarimin e pasurisë përmes platformës elektronike. 1059 zyrtarë, rreth 22.3 për qind, kanë filluar plotësimin e deklarimit të pasurisë. Deklarimi i rregullt i pasurisë ka filluar me 1 mars dhe përfundon me 31 Mars. Agjencia tashmë ka vënë në funksion deklarimin elektronik të pasurisë”, thuhet në një komunikatë të APK-së. /EO

Read Previous

Lajçak për herë të parë e vendos flamurin e Kosovës në postimin e tij

Read Next

PSG merr vendim për të ardhmen e Messit, pas vërshëllimave nga tifozët