Lajçak për herë të parë e vendos flamurin e Kosovës në postimin e tij

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për herë të parë e ka vendosur flamurin e Kosovës.

Kjo ka ndodhur pas takimit të Ohrit, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel më 27 shkurt, për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

BE-ja është neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Madje, në disa raste Kosova ishte paraqitur edhe me fusnotë (*) në disa takime të rëndësishme. /EO

Read Previous

Perlat kulturore të Libofshës, fshati i rrallë me 15 kisha që kanë ruajtur origjinalitetin në shekuj

Read Next

Veç 14 për qind e zyrtarëve të lartë të Kosovës, e kanë bërë deklarimin e pasurisë