PSG merr vendim për të ardhmen e Messit, pas vërshëllimave nga tifozët

Sipas raportimeve të fundit, Paris Saint-Germain është duke menduar për vazhdimin e kontratës së Lionel Messit përtej fundit të sezonit.

Fituesit të Kupës së Botës, marrëveshja e të cilit në Parc de Princes do të skadojë këtë verë, ka tërhequr shumë interes në mes të pasigurisë së tij kontraktuale në Paris, me Al-Hilal, Inter Miami dhe ish-klubin, Barcelona që synojnë transferimin e 35-vjeçar.

Një klauzolë në kontratën e Messit thotë se ai mund të zgjasë marrëveshjen e tij aktuale për një vit shtesë nëse të dyja palët bien dakord.

PSG dhe Messi arritën një marrëveshje parimore gjatë Botërorit për të aktivizuar këtë klauzolë, por gjigantët e Ligue 1 tani besohet se e kanë braktisur idenë.

Tifozët e PSG janë të ndarë në dy kampe nëse Messi duhet të jetë në Parc de Princes sezonin e ardhshëm dhe, sipas L’Equipe, ky po shihet si një faktor kryesor në vendimin e bordit.

Të etur për të evoluar si një klub futbolli, skuadra franceze po merr gjithashtu parasysh moshën dhe pagën e Messit, të vetëdijshëm se qëllimi afatgjatë është ndërtimi i skuadrës përreth Kylian Mbappes. /Telegrafi/

Read Previous

Veç 14 për qind e zyrtarëve të lartë të Kosovës, e kanë bërë deklarimin e pasurisë

Read Next

Kumnova-Baçi: Këtë vit ekskurzionet e nxënësve në Shqipëri do të monitorohen nga ana e DKA-së