Vdes një person dhe një tjetër lëndohet nga vetaksidenti në Prizren

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Prizren, mëngjesin e sotëm.

Këtë bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

I lënduar ka mbetur shoferi i automjetit, ndërsa ka vdekur pasagjeri. Ndër tjera, personat në fjalë kishin mbetur të bllokuar në veturë, është dashtë intervenimi i zjarrfikësve.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Osmani takohet me Walker: Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përjetësisht mirënjohës

Read Next

Të shtënat në Kaliforni: Arrin në 10 numri i viktimave