Osmani takohet me Walker: Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përjetësisht mirënjohës

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me mikun e Republikës së Kosovës, ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker.

Në njoftimin e presidencës thuhet se Osmani e ka shprehur edhe njëherë mirënjohjen e thellë për vendosmërinë e Walker për të treguar të vërtetën ndërkombëtarisht. Kjo kur populli i Kosovës po përjetonte ditët më të errëta, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm për të ndihmuar Kosovën në rrugën e shtetndërtimit.

“Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përjetësisht mirënjohës. Faleminderit që ishe zëri ynë në ditët tona më të vështira e mirënjohje të pafund për miqësinë e sinqertë e të pakursyer për vendin dhe qytetarët tanë”, tha Osmani.

/KlanKosova/

Read Previous

Walker: Serbia ka investuar shumë në propagandën kundër masakrës së Reçakut

Read Next

Vdes një person dhe një tjetër lëndohet nga vetaksidenti në Prizren