Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës, do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, gjerësisht i njohur me nofkën komandant “Ujku”, i cili po akuzohet për krime lufte.

Edhe të hënën ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj Shalës, ku ka dëshmuar Zijadin Hoxha me kodin W03887.

I akuzuari Shala, seancën gjyqësore e ka ndjekur përmes video-lidhjes.

Gjatë muajit shkurt ka filluar gjykimi në rastin e Pjetër Shalës, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse.

Kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.

Në mars ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku janë dëgjuar 10 dëshmitarë, kurse në gusht ka filluar paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave ku janë dëgjuar dy dëshmitarë.

Pjetër Shala, u arrestua me 16 mars të vitit 2021 nga autoritete belge.

Ndërsa transferimi i tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës u bë më 15 prill 2021.

Shala, sipas aktakuzës ngarkohet me përgjegjësi penale individuale me forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. /Albanianpost.com

Shënim: Personat e përmendur në këtë̈ artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Hamasi: Jemi afër një marrëveshjeje për armëpushim me Izraelin

Read Next

Zjarri në IML, reagon Ministria e Drejtësisë