Tre të arrestuar për dhunë në familje

Brenda 24-orëve të fundit në Kosovë është raportuar për katër raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Dragash dhe në Vushtrri. Policia njofton se nga dhuna në familje kanë pësuar kryesisht gratë, ku edhe kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor. Ndërkaq, personat që kanë ushtruar dhunë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Në Dragash një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa edhe në Fushë Kosovë një grua është sulmuar fizikisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

Në Vushtrri, gruaja ndaj së cilës dyshohet se u shkaktua dhunë psikike, së bashku me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore.

“Është arrestuar i dyshuari m/k i cili në gjendje të dehur e kishte ofenduar me fjalë të ndryshme bashkëshorten e tij, viktimën f/k. Dyshohet se ai ndaj saj ushtron dhunë psikike edhe kur nuk është nën ndikim të alkoolit. Viktima së bashku me dy fëmijë është dërguar në strehimore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

E në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar, pasi dyshohet se kishte kanosur dy persona. /RTKlive

Read Previous

“Granit Xhaka mund t’i bashkohet Real Madridit”

Read Next

Greqia reagon ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut