Tentim vrasje në Prishtinë, policia arreston të dyshuarin

Një vrasje në tentativë ka ndodhur ditën e enjte në Prishtinë.

Siç njofton policia, një person ka therur me thikë një tjetër, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me një thikë e kishte goditur viktimën mashkull kosovar dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

Europol: 86% e organizatave kriminale në BE pastrojnë paratë në pasuri të paluajtshme dhe turizëm

Read Next

Klopp: Skuadra ime duhet të kishte bërë më mirë, nuk ishim në nivelin e duhur