Klopp: Skuadra ime duhet të kishte bërë më mirë, nuk ishim në nivelin e duhur

Ishte padyshim një fitore e madhe, sidomos kur kupton se të ringjit në vendin e parë, të tabelës, së kampionatit më të luftuar, në botë, Premier League. “Të Kuqtë” e Liverpool regjistruan një tjetër fitore, mbrëmjen e së enjtes, teksa mundën në “Anfield Road”, me rezultatin e thellë, 3 me 1, skuadrën e Sheffield United, në sfidën e javës së 31-të.

Disa fjalë për mediat, pas ndeshjes, i tha edhe tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp, i cili pavarësisht fitores nuk është i kënaqur me lojën e djemve të tij, teksa u shpreh se deri në momentin e zëvendësimeve, skuadra e tij nuk u tregua më formën e saj më të mirë, ku rrezikuan jo pak lojën, me rezultatin që shkoi 1 me 1, në fraksionin e dytë të lojës.

“Loja jonë e përgjithshme deri sa bëmë ndryshimet nuk ishte e mrekullueshme. Kjo është ajo që duhet ta pranojmë. Është e ndërlikuar, ata nuk u mbrojtën shumë, por skuadra ime duhet të kishte bërë më mirë. Gjithsesi jam i kënaqur që me ndryshimet e bëra reaguan”,- u shpreh tekniku gjerman, pas fitores, në “Anfield Road”. /i.m /abcnews.al

Read Previous

Tentim vrasje në Prishtinë, policia arreston të dyshuarin

Read Next

Microsoft: Kina do të përdorë AI për të ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA, Korenë e Jugut dhe Itali