Microsoft: Kina do të përdorë AI për të ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA, Korenë e Jugut dhe Itali

Kina do të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA, Korenë e Jugut dhe Indi, duke përdorur Inteligjencën Artificiale, sipas një paralajmërimi nga Microsoft, raporton “The Guardian”.

Firma amerikane e teknologjisë tha se priste që grupet kibernetike të mbështetura nga shteti kinez të synonin zgjedhjet e profilit të lartë në vitin 2024, me Korenë e Veriut gjithashtu të përfshirë, sipas një raporti nga ekipi i inteligjencës së kërcënimeve të kompanisë të publikuar të premten.

“Ndërsa popullatat në Indi, Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara shkojnë drejt qendrave të votimit, ne ka të ngjarë të shohim  sulme kibernetikë dhe aktorë kinezë të ndikimit, dhe në një farë mase aktorë kibernetikë të Koresë së Veriut, të punojnë drejt synimit të këtyre zgjedhjeve,” thuhet në raport.

Microsoft tha se Kina do të krijojë dhe shpërndajë përmes mediave sociale përmbajtje të krijuar nga AI.

Kompania shtoi se ndikimi i përmbajtjes së krijuar nga AI ishte i vogël, por paralajmëroi se mund të ketë ndikim.

“Ndërsa ndikimi i një përmbajtjeje të tillë në audiencën e lëkundur mbetet i ulët, eksperimentimi në rritje i Kinës në shtimin e memeve, videove dhe audiove do të vazhdojë dhe mund të jetë efektiv në vijimësi”, shtoi Microsoft.

Microsoft tha gjithashtu se Kina kishte tentuar tashmë një fushatë dezinformimi të gjeneruar nga AI në zgjedhjet presidenciale në Tajvan në janar.

Kompania tha se kjo ishte hera e parë që kishte parë një entitet të mbështetur nga shteti duke përdorur përmbajtje të krijuar nga AI në një përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e huaja.

Raporti u publikua në të njëjtën javë kur një bord zyrtar i rishikimit i emëruar nga Shtëpia e Bardhë tha se “një kaskadë gabimesh” nga Microsoft i lejoi operatorët kibernetikë kinezë të mbështetur nga shteti të hynin në llogaritë e postës elektronike të zyrtarëve të lartë amerikanë.

Muajin e kaluar, qeveritë e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar akuzuan hakerët e mbështetur nga Kina për një fushatë kibernetike njëvjeçare që synonte politikanët, gazetarët dhe bizneset, si dhe mbikëqyrësin e zgjedhjeve në Mbretërinë e Bashkuar. /abcnews.al

Read Previous

Klopp: Skuadra ime duhet të kishte bërë më mirë, nuk ishim në nivelin e duhur

Read Next

Rreziku nga pickimi i rriqrave, IKSHPK del me rekomandime për qytetarët