Një person është goditur më mjetë të fortë nga dy persona të dyshuar, të martën rreth orës 21:20 në Mitrovicë.
Rastin në polici e ka njoftuar djali i tij.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.
Ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Mitrovicë e Jugut 19.11.2024 – 21:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me mjet të fortë prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë. Rasti po hetohet”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./Indeksonline/