Siguria në Kosovë, Stoltenberg: Kemi rritur praninë e KFOR-it

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur të enjten për situatën e sigurisë në Kosovë, gjersa ka theksuar se NATO ka rritur numrin e ushtarëve në Kosovë.

Stoltenberg pas takimit me presidentin malazez, Jakov Milatoviq inkurajoi Kosovën dhe Serbinë për mirëbesim.

“Takimi i mirë me presidentin malazez Jakov Milatoviq për të përgatitur Samitin e NATO-s në korrik. E falënderova për kontributin e Malit të Zi në NATO dhe për rolin e tij në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ne kemi rritur praninë e KFOR-it dhe inkurajojmë të dyja palët të angazhohen në mirëbesim”, shkruan shefi i NATO-s.

Ndryshe, pas tensionimit të situatës në veri NATO ka shtuar trupat e saj në Kosovë.

Në protestën e dhunshme të 26 majit në veri të vendit, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan nga grupe kriminale. 

/Telegrafi/

Read Previous

E vërteton ADN-ja, trupi i murosur në Spanjë është i 22-vjeçares shqiptare

Read Next

Murati: Ka rënie të inflacionit, rritja e çmimeve po bëhët nga lakmia e tregtarëve