E vërteton ADN-ja, trupi i murosur në Spanjë është i 22-vjeçares shqiptare

Policia spanjolle ka gjetur më 6 qershor trupin e Sibora Gaganit, të resë me origjinë shqiptare e cila rezulton e zhdukur që nga viti 2014, në banesën që ajo ndante në Málaga me të dashurin Marco R., autorin e vrasjes.

Deri në këto momente ishin dyshime, ndërsa tashmë ADN-ja e ka vërtetuar se trupi i murosur është i shqiptares.

Pas arrestimit nga policia, Marco R. rrëfeu se e kishte vrarë dhe murosur Gaganin si dhe shtoi se kishte përdorur edhe acid për të zhdukur trupin.- Advertisement –

Mediat spanjolle i gjetën eshtrat e 22-vjeçares shqiptare në një qese plastike brenda një muri në banesën në Malaga, ku banonte çifti.

Sibora Gagani u shpërngul me Marco R. në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014, pak pasi ndërpreu marrëdhënien me të, një datë prej të cilës familja e saj, e cila banon në Itali, nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.

Hetimi për zhdukjen e Gaganit rifilloi pasi Marco R. u arrestua për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij të re.

/euronewsalbania/

Read Previous

Zyrtare: Real Madridi vazhdon kontratën e Nachos

Read Next

Siguria në Kosovë, Stoltenberg: Kemi rritur praninë e KFOR-it