Ministria e Drejtësisë: Projektligji për Specialen kërkon vlerësim të veçantë
Presidenti amerikan Donald Trump ka zbutur tonet ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke thënë se marrëdhënia mes tyre është “shumë e mirë”.
Para nisjes së tij për në Alabama, Trump u pyet nga gazetarët për raportet me Melonin dhe për kritikat që i ka bërë më herët ndaj saj.
“Gjithmonë më ka pëlqyer”, u përgjigj Trump, duke mohuar se mes tyre ka probleme serioze.
Presidenti amerikan vlerësoi gjithashtu vendimin e Evropës për lirimin e sasive të konsiderueshme të rezervave të naftës. Ai konfirmoi se nuk planifikon të vendosë ndalim për eksportet e naftës, duke thënë se një masë e tillë “nuk është marrë kurrë në konsideratë”.
Marrëdhëniet mes Trumpit dhe Melonit kishin qenë të tensionuara muajt e fundit, veçanërisht lidhur me luftën në Iran dhe rolin e Italisë në Ngushticën e Hormuzit.
Trump kishte kritikuar më herët edhe qëndrimin e Melonit në G7, ndërsa kryeministrja italiane i kishte mohuar akuzat dhe ishte përpjekur të ruante marrëdhëniet mes Romës dhe Uashingtonit.