Shqipëria regjistron suficitin më të madh në histori gjatë këtij 10-mujori

Balanca buxhetore në Shqipëri ka shënuar suficitin 48 miliardë lekë, niveli më i lartë historik.

Kjo sa i takon 10-mujorit të vitit 2023, konkretisht në periudhën janar-nëntor.

Sipas aktit normativ 2023 në fund të vitit buxheti duhet të ketë një deficit rreth 55.4 miliardë lekë.

Nga të dhënat e tabelave fiskale të Ministrisë së Fianncave dhe Ekonomisë, bëhet me dije se suficiti është ndihmuar nga rritja e të ardhurave përtej planit fillestar dhe nga ana tjetër mosrealizimin e shpenzimeve në disa zëra si “Fondi Rezerve” dhe “Investimet kapitale”.

Përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit buxheti publik është deficitar pasi nevojat për shpenzime publike janë më të mëdha se të ardhurat dhe në këtë mënyrë akumulohet edhe borxhi.

Sa i takon, periudhës 8-mujore, MFE ravijëzon se niveli i suficitit rezultoi në rreth 47.83 miliardë lekë nga rreth 8.07 miliardë lekë sufiçit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i sufiçitit rezultonte në masën prej rreth 14.36 miliardë lekë.

Buxheti i konsoliduar i Shqipërisë ishte me deficit prej 78.2 miliardë lekësh (727.3 milionë dollarë/681.4 milionë euro) në fund të vitit 2022, më i ulët se hendeku buxhetor prej 85.4 miliardë lekësh i regjistruar në fund të vitit të kaluar, treguan më herët shifrat paraprake.

Të ardhurat e buxhetit të konsoliduar u rritën me 12.2 për qind në vitin 2022, duke arritur në 572.8 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet u rritën me 9.2 për qind në 651 miliardë lekë, sipas të dhënave të publikuara në faqen e Ministrisë së Financave.

Të ardhurat totale tatimore regjistruan një rritje vjetore prej 13.8 për qind në 541.3 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar u rritën me 18.5 për qind në 191.4 miliardë lekë.

Në buxhetin e vitit të kaluar, qeveria shqiptare parashikoi një deficit buxhetor prej 83.9 miliardë lekësh, i barabartë me 4.2 për qind të PBB-së së parashikuar dhe një rritje vjetore të PBB-së prej 3.2 për qind.

Ndërkaq, një trajektore rënëse vijoi të ketë borxhi publik në fund të gjysmës së parë të vitit.

Për herë të parë që nga viti 2015, borxhi i jashtëm rezulton nën nivelin 30% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

MFE-ja parashikon që borxhi publik të bjerë nën 60 për qind të PBB-së të vendit deri në vitin 2030.

Më herët në qershor, Shqipëria emetoi një eurobond 5-vjeçar me vlerë 600 milionë euro (657 milionë dollarë), me një kupon 5.9 për qind që duhet të paguhet çdo vit.https://player.vimeo.com/video/879778206?badge=0&autoplay=1&loop=1&muted=1&quality_selector=1&player_id=0&app_id=58479

Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së mat borxhin bruto të qeverisë së përgjithshme si përqindje e PBB-së.

Ai është një tregues kyç për qëndrueshmërinë e financave të qeverisë.

Borxhi llogaritet si shuma e kategorive të detyrimeve të mëposhtme (sipas rastit): valuta dhe depozitat; letrat me vlerë të borxhit, kreditë; sigurimet, pensionet dhe skemat e standardizuara të garancisë dhe llogari të tjera të pagueshme.

Ndryshimet në borxhin e qeverisë me kalimin e kohës reflektojnë kryesisht ndikimin e deficiteve të kaluara të qeverisë. /Albanianpost.com

Read Previous

Zvicra shton trupat në KFOR

Read Next

GLPS konsideron se Projektligji aktual për Fondin Sovran rrezikon ekonominë e tregut në Kosovë