Zvicra shton trupat në KFOR

Zvicra do ta rrisë numrin e ushtarëve të saj në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Lajmi është bërë i ditur nga Këshilli Federal, të cilët kanë bërë të ditur se edhe 20 ushtarë zviceranë do t’i shtohen KFOR-it nga prilli i vitit të ardhshëm.

“Inventari do të rritet për të zëvendësuar njësinë e transportit që Austria po tërhiqet nga misioni në pranverën e vitit 2024”, thuhet në njoftimin e bërë nga qeveria zvicerane.

Në qershor 2023, Parlamenti zviceran miratoi pjesëmarrjen e Zvicrës në KFOR dhe zgjatjen e mandatit deri më 31 dhjetor 2026. Përveç kësaj, Parlamenti i ka dhënë Këshillit Federal autoritetin për të menaxhuar portofolin gjatë mandatit dhe “deri në fund të vendosjes, maksimumi 30 pjesëtarë të ushtrisë duhet të shtohen në mënyrë që ushtria të jetë në gjendje t’i përgjigjet çdo nevoje shtesë të KFOR-it”.

Austria njoftoi NATO-n se do të reduktojë pjesëmarrjen e saj në KFOR, në fillim të vitit 2024, ku do të tërheqë dy njësi, një këmbësori dhe një të transportit.

“Për të mbyllur hendekun për shkak të reduktimit të kontingjentit të Austrisë dhe në marrëveshje me NATO-n, Këshilli Federal ka vendosur të rrisë kontingjentin zviceran nga prilli 2024 me 20 personel shtesë të ushtrisë që do të dislokohen në sektorin e transportit për të përforcuar Kontingjenti Swisscoy u rrit nga 195 në 215 anëtarë të ushtrisë që janë vullnetarë për misionin”, thuhet në njoftimin e qeverisë zvicerane.

Aty theksohet se 20 pjesëtarët shtesë të ushtrisë zvicerane që do t’i shtohen KFOR-it, të cilët do t’i sigurojnë të gjitha shërbimet e misionit në fushën e transportit të njerëzve, materialeve dhe mallrave.

“Ushtria zvicerane ka kompetencat e nevojshme. Dislokimi ofron mundësinë për të fituar aftësi të reja dhe për të fituar përvojë në një mjedis ndërkombëtar”.

“Siguria e pjesëtarëve të ushtrisë zvicerane në Kosovë mbetet e pandryshuar pavarësisht situatës aktuale. Pjesëtarët e ushtrisë ishin të përgatitur për të punuar në një kontekst të tillë dhe për të arritur në një vend të sigurt në rast emergjence. Ata e dinë se çfarë të bëjnë kur merren me tensione etnike dhe politike. Qendra e Kompetencës së Ushtrisë Zvicerane për Ndërtimin e Paqes (SWISSINT) po monitoron vazhdimisht situatën. Këshilli Federal mund të vendosë tërheqjen e Swisscoy në çdo kohë”.

Nga ekzekutivi zviceran kanë thënë se shtimi i numrit të ushtarëve të tyre është në funksion të kontributit të tyre për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, kjo pas tensioneve të krijuara në Veri të Kosovës, posaçërisht pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit.

“KFOR-i mbetet një aktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Duke forcuar kontingjentin e saj, Zvicra po merr pjesë në përpjekjet e NATO-s për stabilizimin e këtij rajoni”.

Duke vepruar kështu, theksohet aty, Zvicra tregon gjithashtu solidaritetin e saj me partnerët e saj në një Evropë që po përballet me sfida të mëdha në lidhje me luftën në Ukrainë.

Tensionet e fundit në Veri të Kosovës, e sidomos sulmi terrorist i 24 shtatorit, ka bërë që NATO ta shtojë prezencën e saj në misionin e vet në Kosovë, KFOR, duke treguar kështu përkushtimin e tyre për të parandaluar çfarëdo incidenti që mund të rezultojë në një konflikt më të gjerë.

Deri më tani, Britania e Madhe dhe Rumania kanë dislokuar trupa shtesë në kuadër të KFOR-it, derisa edhe Gjermania dhe Sllovenia kanë paralajmëruar se do ta rrisin prezencën e tyre në kudër të misionit të NATO-s. /Albanianpost.com

Read Previous

​Nis punimet samiti i OSBE-së në Shkup

Read Next

Shqipëria regjistron suficitin më të madh në histori gjatë këtij 10-mujori