Shqipëri, vdes një 45-vjeçar në aksident

Një 45-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën dytësore Laç-Mamurras në fshatin Gjormë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:30, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V., ka aksidentuar këmbësorin.

Më datë 30.05.2021, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.S.,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj”, thuhet në raportin e policisë. /GazetaSinjali

Read Previous

Kurti: Sakrifica e Enver Zymberit nuk do të harrohet kurrë e emri i tij do të kujtohet përherë

Read Next

​Rahoveci dhe disa fshatra të Gjakovës pa ujë për disa orë