Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” me paraqitje të rëndësishme në MuTh Hall të Vienës

Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” do të ketë një prej prezantimeve më të rëndësishme në Vienë në Muth Hall. Si projekt ka nisur 3 vite më parë por është shtyer si shkak i situatës me pandeminë. Meritat për këtë pjesmarrje  në këtë festival të rëndësishëm i takojnë Johannes Fleischmann i cili bëri të mundur këtë bashkëpunim të rëndësishëm për shkollën.

Do të interpretojnë mësimdhënës të shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë, ish nxënës tashmë student, bashkë me instrumentistë të njohur vienez.

Sipas drejtorit aktual të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” të gjithë bashkë kanë vendosur të paraqiten me dy lloje të veprave, përfshirë edhe veprat shqiptare për të promovuar pak kështu nga kultura jonë.

I tërë ky projekt ka marrë mbështetjen e komunës së Gjakovës si dhe institucioneve të tjera përfshirë ambasadën kosovare në Austri.

Koncerti do të mbahet me datë 9 maj në orën 19:30.

Read Previous

Përplasje në mes të institucioneve, shkak një pozitë pune në arsim

Read Next

Mbi 30 çifte kurorëzuan dashurinë e tyre sot në Gjakovë