Përplasje në mes të institucioneve, shkak një pozitë pune në arsim

Konkursi i shpallur ditë më parë nga Komuna e Gjakovës për poziten mësimdhënëse e kimisë, ka bërë që institucionet si inspektoriati i arsimit dhe zyra e burimeve njerzore të përfshihen në një mosmarrëveshje.

Gjergj Gojani inspektor i arsimit ka thënë se ka pranuar ankesa nga kandidatët që nuk janë pranuar.

Kjo situatë e ka shtyrë që dokumentet e kandidatëve t’i kërkojë me leje të prokurit pasi të njejtat kanë refuzuar t’i jepen nga Zyra e Burimeve njerëzore.

Në dokumentet e marra ai thotë që ka vërejtur disa parregullësi.

Kandidatja e cila nuk u pranua ne këtë pozitë e indinjuar me situatën gris edhe diplomën e masterit pasi siç thotë ajo nuk qenka e nevojshme për punësim.

Në anën tjetër, Kushtrim Brahimaj, menaxher i burimeve njerëzore në komunën e Gjakovës thotë se shefi i inspektorit në këtë rast, Gjergj Gojani, nuk ka të drejtë që të ndërhyjë në procedurat e rekrutimit në arsim, dhe për të njejtën arsye ka refuzuar që të ja japi dokumentet, pasi që në këtë mënyrë bën shkelje ligjore.

Diploma në nivelin master nuk është kriter i pranimit në këtë pozitë pasi që udhëzimi administrative parasheh që të gjithë kandidatët edhe me Bachelor me 240 kredi mund të jenë mësimdhënës potencial për këtë pozitë, sipas vlerësimit që ju bëhet në fazat e testimeve, theksoi Brahimaj.

Poashtu komisioni është i përbërë nga 5 anëtarë, ashtu siç e parasheh ligji.

Kurse nga prokuroria themelore në Gjakovë në lidhje me këtë rast thanë që nga prokuroria janë autorizuar policia e krimeve themelore ekonomike për veprime hetimore në zbardhjen e rastit dhe që ditëve në vijim do të na njoftojnë për zhvillimet.

Read Previous

Problem i pashmangshëm, studimi i ri për ndryshimet klimatike

Read Next

Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” me paraqitje të rëndësishme në MuTh Hall të Vienës