Shkojnë për trajtim në QKUK, policia konfiskon armën e fishekë që dyshohet se janë të tyre

Policia e Kosovës njofton se është raportuar që dy persona të dyshuar janë duke u trajtuar në QKUK pasi që të njëjtit dyshohet se si pasojë e një shpërthimi në Pejë kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me tre karikatorë dhe 30 copë fishekë/plumba, dhe dyshohet se arma është pronë e të dyshuarve.

Rasti vazhdon në procedurë hetimore. /Klankosova.tv/

Read Previous

​Ministria e Mbrojtjes: Ukraina “e lirë për të përdorur” armët britanike në tokën ruse

Read Next

Një grua amerikano-ruse dënohet me 12 vjet burg në Rusi për tradhti