Rritet numri i të vdekurve në Spanjë nga përmbytjet katastrofike

Ka shkuar  në 205 numri i të vdekurve në Spanjë. Një apel për ndihmë bën kryetari i bashkisë Alfafar në Valencia, pasi situata në zonë është tragjike dhe banorët janë të pafuqishëm.

Të premten, Ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles tha se 500 trupa të tjerë po dërgoheshin në rajon dhe se më shumë mund të dërgoheshin nëse do të ishte e nevojshme. Në zonat e prekura kishte tashmë 1500 ushtarë ndihmës.

Juan Ramon Anzuara deklaroi se ka njerëz të bllokuar që jetojnë në “kushte ekstreme “me trupa të pajetë në shtëpi”.

Është shumë e trishtueshme,” theksoi ai. “Po na mbarojnë gjithçka. Shkojmë me kamionë në Valencia, blejmë gjëra dhe kthehemi, por këtu jemi harruar plotësisht”.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët janë vazhdimisht në kërkim të ndonjë të mbijetuari, por me kalimin e orëve, shpresat po shuhen. Në të njëjtën kohë, autoritetet spanjolle deklarojnë se presin një rritje  të numrit të të vdekurve, pasi shumë vlerësohet kanë hasur në një vdekje tragjike brenda makinave dhe ndërtesave./abcnews.al

Read Previous

Çfarë do të thotë për Kinën prania e trupave koreanoveriore në Rusi

Read Next

Zyrtare: Ruben Amorim, trajner i ri i Man Utd