Raporti 24-orësh i Policisë: Ish-zyrtarit policor i gjendet një AK-47

Policia e Kosovës (PK) njofton se një ish-pjesëtarit të Policisë i është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë AK-47 dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:45 në Zubin Potok dhe është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ish pjestar I PK-së, është gjetur dhe konfiskuar një arme e gjate AK-47 dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës. I dyshuari  është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  lirohet ne procedure te rregullt”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Bullgaria drejt zgjedhjeve të gjashta brenda tre vjetësh

Read Next

Publikohet biseda e policisë para se anija të godas urën e Baltimores