Raport i përgjithshëm për Covid 19

Shifrat e të infektuarëve me Covid-19 në Kosovë kanë filluar të bien ndjeshëm. Bazuar në raportin e fundit të Insitutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithse 5 raste Covid pozitiv. Ndërsa në komunën e Gjakovës përkatësisht në spitalin e përgjithshëm Isa Grezda gjithsej 3 pacientë po trajtohen për Covid-19, prej të cilëve 1 është I konfirmuar pozitiv, dhe 2 të tjerë janë të pakonfirmuar.

Gjendje e qetë paraqitet edhe në shkollat e komunës së Gjakovës. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit nga Drejtoria Komunale e Arsimit, nga gjithsej 46 shkolla, Covid pozitiv nuk është asnjë mësimdhënës dhe asnjë nxënës.

Read Previous

5052 persona janë vaksinuar me vaksinën anti-covid në Gjakovë

Read Next

Burgim i përjetshëm për “Kasapin e Ballkanit”