Burgim i përjetshëm për “Kasapin e Ballkanit”

Ish-komandantit të Serbisë, Ratko Mladiqit, i është konfirmuar dënimi me burgim të përjetshëm për krimet e kryera në vitet e ’90-a në Bosnje e Hercegovinë.

Apeli i Tribunalit të Hagës e shpalli fajtor Mladiqin për terrorizëm të popullsisë civile dhe gjenocidin në Srebrenicë, ku gjatë vitit 1995 ishin masakruar mbi 8000 burra e djelmosha myslimanë.

Mladiq, para katër vjetësh, qe dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës. Por, si mbrojtja ashtu edhe prokuroria u ankuan, duke çuar lëndën në shkallën e dytë.

Ratko Mladiq u arrestua më 26 maj 2011 në Serbi, pas 16 vjetësh duke i ikur drejtësisë./GazetaSinjali

Read Previous

Raport i përgjithshëm për Covid 19

Read Next

​EMA: Heparina të mos përdoret për mpiksje të rralla të gjakut