5052 persona janë vaksinuar me vaksinën anti-covid në Gjakovë

Interesimi për vaksinim ështe shume i madh dhe ky proces  për vaksinim në komunën e Gjakovës  është duke shkuar në menyrë të rregullt, çdo gjë konform rregullave të parapara nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Drejtoresha e Shëndetësisë, Aferdita Spahiu – Shllaku tha se ata që kanë plotësuar formularët online do të ftohen për t’u vaksinuar.

Spahiu tregoi poashtu së cilet persona do të jenë me prioritet për tu vaksinuar

Komuna e Gjakovës është duke i bëre përgatitjet për t’u zgjeruar me kapacitete hapësinore dhe shëndetësore në mënyrë që numri i të vaksinuarëve të rritet sa më shumë.

Deri më tani në komunën e Gjakovës janë vaksinuar 5052 persona, prej tyre 3997 janë të moshuar mbi 65 vjet, 791 staf shëndetësor dhe 116 me diabet.

Read Previous

Publikohen rezultatet e testit të arritshmërisë

Read Next

Raport i përgjithshëm për Covid 19