Kurti vazhdon takimet, pas Abdixhikut takohet me Hamzën

Pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Takimi po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, në një kohë kur partitë po diskutojnë për zgjedhjen e presidentit dhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Afati përfundimtar për zgjedhjen e presidentit është 6 tetori.

Read Previous

Takohen Kurti dhe Abdixhiku, diskutohet për presidentin dhe Ligjin për Specialen

Read Next

Ministria e Drejtësisë: Projektligji për Specialen kërkon vlerësim të veçantë