Qeveria dhe Komuna investojnë në stacionin e autobusëve në Gjakovë

Komuna e Gjakovës, përfituese e Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2024 nga Ministria për Zhvillim Rajonal.

Në kuadër të këtij programi, Ministri për Zhvillim Rajonal Fikrim Damka dhe Kryetari i Komunës Ardian Gjini kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për zbatimin e projektit, i cili do të jetë bashkëfinancim në mes të MZHR-së dhe Komunës së Gjakovës.

Konkretisht, bëhet fjalë për projektin “Renovimi i objektit te N.P.L Stacioni i autobusëve Gjakovë”, përmes së cilit kjo ndërmarrje do të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët e komunës sonë.

Read Previous

Gjykata: Hasan Krasniqi ishte emëruar jashtëligjshëm në krye të KRU “Gjakova”

Read Next

Një grua sulmohet fizikisht në vendin e punës në Gjakovë