Prokuroria Speciale konfirmon aksionin në Ministrinë e Bujqësisë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë.

Nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se bastisjet po zhvillohen në katër lokacione në lidhje me  dyshimet për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka thënë Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.

Gazeta online Reporteri.net raportoi se se bastisjet janë duke u kryer në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të kësaj ministrie./reporteri/

Read Previous

BE refuzon kërkesën e Rusisë për konsultime mbi taksën e karbonit

Read Next

Dështon edhe tentativa e 22-të për konstituimin e Kuvendit