Prishtinë: Të shtëna me armë në drejtim të një lokali

Dy persona të panjohur raportohet të kenë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, të dyshuarit janë larguar në vendin e ngjarjes, mirëpo policia ka takuar dy viktimat të cilët kanë pësuar lëndime si pasojë e përleshjes fizike.

“Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore ku kanë takuar dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thotë më tej policia. /Klankosova.tv/

Read Previous

Guterres: Atmosfera në veri ende e tensionuar, ka mundësi përshkallëzimi

Read Next

Blinken takohet me kryeministrin e Libanit në Londër