Prishtinë: Digjen dy vetura

Dy vetura janë djegur mbrëmë vonë në Çagllavicë të Prishtinës.

Kështu ka deklaruar Malë Gashi, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve.

“Mbrëmë rreth orës 00:00 kemi pranuar një informacion se një incident i zjarrit ka ndodhur në Çagllavicë, ku janë djegur dy vetura. Intervenimi është kryer nga njësia e Llapnasellës. Zjarri është fikur. Këto janë informacionet fillestare që kemi”, tha Gashi.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Mësohet se ky rast ka ndodhur në një autosallon. /Klankosova.tv

Read Previous

Vetëdorëzohet në polici një i dyshuar për “përgatitje të veprave terroriste”

Read Next

Kosova dhe SHBA sot inaugurojnë Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë