Prishtina stërvitet në Gjakovë para ndeshjes me Folgore

Kampioni i Superliges së Kosovës në futboll, Prishtina është duke qëndruar në Gjakovë. Klubi i kryeqytetit është duke zhvilluar stërvitjet përgatitore para udhëtimit në Elbasan në turneun preliminar të Ligës së Kampionëve. Trajneri i skuadrës Zekirja Ramadani tha se ky teren i plotëson të gjitha kushtet për stërvitje cilësore.

Ramadani ndër të tjera shtoi se përgatitjet janë duke shkuar mirë, duke potencuar se ky është një nivel më i lartë i garave. Kapiteni i skuadrës bardh e kaltër Lorik Boshnjaku tha se ata janë duke e dhënë maksimumin që të kenë një përfaqësim të denjë në këto gara. Klubi kosovar në kuadër të fazës parakualifikuese për Champions League do të përballet me ekipin e Folgore nga San Marino.

Read Previous

Besimtarët katolik në Gjakovë kremtuan festën e Shën Ndout

Read Next

S’ka serum kundër kafshimit nga gjarpri