S’ka serum kundër kafshimit nga gjarpri

Për kafshim nga gjarpërinjtë helmues pacientët duhet të mjekohen me serum specifik, por ky ilaq tash e sa kohë është mungesë në qendren kryesore të mjekësise familjare dhe në gjitha qendrat e komunës se Gjakovës.
Kjo si pasojë e mos furnizimit me kohë nga ministria e shëndetësisë. Kjo qender posedon vetem serumat kunder kafshimit të qenve gjë që dozat që kanë nuk I plotëson nevojat në rast të rritjes se rasteve të tilla. Ndërsa në spitalin e përgjithshem “Isa Grezda” në Gjakovë janë vetem pesë doza të serumit kundër kafshimit të gjarpërinjëve.

Sipas personelit shëndetësor të emergjencës është vendim që çdo pacientë që kafshohet nga gjarpëri të dërgohet në Prishtinë shkaku i tretmanit me adekuat.Kur dihet se tashmë po afrohemi stinës së verës dhe kjo dukuri është më shumë prezente, numri I pacientëve mund të rritet. Andaj furnizmi nga ana e ministrisë me doza të serumit është mëse I nevojshëm.

Read Previous

Prishtina stërvitet në Gjakovë para ndeshjes me Folgore

Read Next

Të martën nis vaksinimi masiv në Kosovë