Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën presidentes së re, duke shënuar zyrtarisht fillimin e mandatit të saj.

Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota të deputetëve, në votimin e zhvilluar në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Ajo e siguroi postin e presidentes pas marrëveshjes politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Bordi i Paqes përkujton 7 Tetorin: Gaza duhet të çmilitarizohet dhe deradikalizohet, siguria e Izraelit baza për paqe

Read Next

Raportuesi për Kosovën: Pasi u evituan zgjedhjet tash prioritet stabiliteti e integrimi, mezi pres ta takojë Presidenten e re