Një këmbësore ka ndërruar jetë pasi u aksidentua nga një veturë mbrëmjen e së shtunës në rrugën Prishtinë- Fushë-Kosovë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 20:39 dhe drejtuesja e veturës është dërguar në mbajtje.
“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe me lëndime trupore, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues femër kosovare dhe një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e lëndime të marra nga aksidenti, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se edhe drejtuesja e veturës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK.
“Ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit e cila është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarës- drejtueses së automjetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton Policia. /BetimipërDrejtësi