Policia e Kosovës arreston një shtetase nga Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Maqedonisë së Veriut është arrestuar dje në Podujevë.

Sipas Policisë së Kosovës, ajo dyshohet se e ka mashtruar një burrë me pagesë.

“Podujevë 12.07.2024-15:00. Me datë 25.08.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Maqedonisë veriore pasi që e njëjta kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar lidhur me një pagesë. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Po ashtu dje, një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga burri i saj te hyrja e QKUK-së.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 25.08.2024-17:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se gjersa ishte tek hyrja e QKUK-së është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /KosovaPress/

Read Previous

Operacion ndërkombëtar: Europol arreston 28 të dyshuar dhe shkatërron laboratorin e kokainës

Read Next

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje