Përleshje mes tifozëve të Interit e Atalantas

Tifozi 26-vjeçar i Atalantas, Riccardo Claris, është therur me thikë të shtunën në mbrëmje gjatë përleshjeve me tifozët e Interit.

Ai nuk u mbijetoi plagëve që i mori në përleshjen afër shtëpisë së tij në Bergamo.

“La Repubblica” raportoi se dy grupet e tifozëve kanë nisur përleshjet në një lokal në Borgo Santa Caterina, që vazhdoi në rrugët afër stadiumit të Atalantas.

Sipas raportimit të mediumit italian, Claris është goditur me thikë në shpinë nga 19-vjeçari Jacopo De Simone, tifoz i Interit.

Ai është dorëzuar në polici.

Viktima ka dashur ta mbrojë vëllain e tij, që ishte duke u përleshur me dhjetë persona.

Thika është gjetur vetëm disa metra larg trupit të viktimës./Koha.net

Read Previous

Gjendet pa shenja jete një grua te liqeni i Batllavës

Read Next

Ky është droni detar i Ukrainës që bëri histori duke rrëzuar aeroplanët rusë