Përleshje fizike mes disa personave, lëndohen pesë prej tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj ka arrestuar katër persona të dyshuar për lëndim të rëndë trupor. Ata janë arrestuar pasi ishin përfshirë në një përleshje ku të lënduar, sipas policisë kanë mbetur 5 persona.

“Policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Rakaj të Ferizajt disa persona ishin përfshirë në një përleshje fizike. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë së rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë gjashtë persona. Nga hetimet e para është mësuar se pas një zënke mes tyre, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Katër prej të dyshuarve thuhet se pasi që janë intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar.

“Të arrestuarit janë: B.R, i moshës 42-vjeçar, Z.L, i moshës 39-vjeçar, R.L, i moshës 37-vjeçar dhe D.L, i moshës 22-vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /RTKlive

Read Previous

Macron takohet me krerët e partive franceze për bisedime mbi emërimin e kryeministrit të ri

Read Next

Nxënësit dhe studentët kërkojnë transport publik të sigurt