Përgjimi i dytë, konfirmohet takimi i Bedri Shabanit me oficerin e BIA-s

Në përgjimin e dytë që sjell “The Geopost”, qytetari i Kosovës, Bedri Shabani, i arrestuari për spiunazh, flet me oficerin e BIA-s, Srdjan Rosic, bisedë që konfirmon se ata janë takuar edhe fizikisht pak ditë më parë. Sipas të dhënave, takimi fizik i përbashkët në mes të Shabanit dhe oficerit të BIA-s është realizuar në qytetin e Nishit, Serbi, më 17.05.2023.

Sipas telefonatës, e realizuar më 23.05.2023, mësohet se Rosic, ka lidhje profesionale me “mikun tjetër”, Bogoljub Janicijevic-in, i cili ka qenë shefi i të ashtuquajturit “Sekretariatit të Punëve të Brendshme” për Ferizaj në vitin 1999.

Gjatë bisedës, merret vesh, se ditën e takimit me BIA-n në Nish, Shabani ia kishte dhënë tri tekste. Audio është e censuruar dhe nuk dihet se çfarë tekstesh janë ato! Për këtë, Shabani e kishte pyetur “nëse kishte pasur rastin t’i shihte më parë?”, kurse Rosic i përgjigjet me “jo”./The Geopost

Read Previous

Liderët e G7-ës pajtohen t’i japin Ukrainës miliarda dollarë hua

Read Next

Vdes një person, u godit nga një traktor që lëvizte prapa