Sfondi legjendar i Windows XP, i njohur si “Bliss”, është ndoshta fotografia më e njohur në botë.
E realizuar në vitin 1998 në luginën Napa të Kalifornisë, kjo fotografi paraqet kodra të gjelbra nën një qiell blu dhe për shumë vite zbukuronte ekranet e miliona përdoruesve.
Sot, ajo zonë është e panjohshme – livadhet e dikurshme janë zëvendësuar nga vreshta, çka ka shkaktuar zhgënjim te shumë përdorues të rrjeteve sociale.
A California hillside WindowsXP wallpaper pic.twitter.com/8KRDYvQxNd— ★V141NG★🏴☠️ 𝕏 (@inexorable_fuck) May 8, 2025
Disa komente e përshkruajnë këtë ndryshim si “të trishtueshëm” dhe “depresiv”, ndërsa të tjerë mbrojnë estetikën e re të “vreshtave”, duke pohuar se vendi ende ruan bukurinë e tij.
Fotografi Charles O’Rear e ka shkrepur këtë skenë ndërsa kalonte pranë asaj fushe, e cila në atë kohë ishte bosh për shkak të një sëmundjeje që kishte prekur hardhitë. Pikërisht kjo situatë e rrallë krijoi një pamje perfekte.
Microsoft e bleu më vonë fotografinë dhe e përdori për promovimin e Windows XP. Edhe pse peizazhi ka ndryshuar, fotografia origjinale mbetet një përfaqësim autentik i natyrës, pa ndërhyrje digjitale, dhe simbol i një epoke digjitale. /Telegrafi/