Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Një burrë ka vdekur në Rahovec pas lëndimeve që mori nga goditja nga një traktor që ishte duke lëvizur prapa
Sipas policisë, viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë.
Raporti i Policisë së Kosovës:
“Rahovec / 12.06.2024 – 17:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur mbrapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /tvsyrivision/