Kjo javë në qytetin e Gjakovës është quajtur ndryshe edhe si java e kulturës në qytetin tonë, sepse evente të shumta pritet të ndodhin ditëve në vijim. Secili aktivitet ka për qëllim promovimin e artit, kulturës dhe turizmit. Kështu ka bërë të ditur Drejtoresha e këtij dikasteri, Saranda Hyseni Maloku. Në mesin e ngjarjeve të rëndësishme është edhe Panairi Tradicional që do të mbahet me 28 maj në palaton e lumit Krena.
Saranda Hyseni Maloku ndër të tjera ftoi qytetarët t’i përcjellin këto aktivitete dhe të njejtën kohë apeloi të respektohen masat anti-covid.