Pas 3 dekadash, Shkodrës i kthehet ‘sahati’, simbol i qytetit

Shkodrës i është kthyer sahati pas 3 dekadash, një nga simbolikat e qytetit që prej vitesh nuk ishte funksionale. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto se si duket tashmë sahati Shkodrës i restauruar. Sahati ndodhet në një pallat 6-katësh në qendër të qytetit.

“Rilind edhe zemreku i sahatit simbol në Shkodër, pas një agonie të gjatë”, shkruan Rama.

Ka qenë një iniciativë e Kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet Beci, cili ka kërkuar që kjo vepër të rivihej në funksion ndërkohë që gjatë verifikimit u gjet mekanizmi i orës mbi 120 vjeçare. Mekanizmi ishte ruajtur nga familja shkodrane, Kurraj për 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit.

Read Previous

Haset një mjet shpërthyes në Gjakovë

Read Next

Rafuna, bën thirrje për veprime urgjente të Qeverisë për të mbrojtur ekonominë