Haset një mjet shpërthyes në Gjakovë

Forcat e Sigurisë së Kosovës janë kërkuar për ndihmë pasi është hasur një mjet i dyshuar shpërthyes në Gjakovë.

Një person ka lajmëruar Policinë për mjetin që e kishte hasur e që dyshonte se ishte shpërthyes.
Njësiti për deminim i FSK-së e ka larguar mjetin nga vendi.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim e FSK-së ka larguar mjetin pa incidente”, thuhet në raportin e PK-së.

Read Previous

Rama në ditën e Evropës: Shqipëria, më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare

Read Next

Pas 3 dekadash, Shkodrës i kthehet ‘sahati’, simbol i qytetit