Operacioni “Dritarja”, në pranga të dyshuarit për veprimtari me narkotikë

Dy të dyshuar kanë përfunduar në pranga të policisë dhe të njëjtëve nga prokurori i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, pasi të njëjtin dyshohet për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.

Policia thotë se veprimet u ndërmorën pas hetimeve ndaj personave që dyshohet se veprimtarinë e zhvillonin në Prishtinë.

“Të dyshuarit veprimtarinë e tyre dyshohej se po e zhvillonin në Prishtinë, andaj policia ka bërë kërkesë për aplikim të masave të veçanta të hetimit ndaj të dyshuarve, të cilat masa janë aprovuar nga organet e drejtësisë. Kështu, dje me 30.04.2025, rreth mesditës, ka filluar operacioni policor ‘Dritarja’ në kapje të të dyshuarve. Fillimisht është arrestuar i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar), të cilit i janë gjetur 0.44 gr substancë që dyshohet të jetë kokainë. Pastaj, hetuesit e DHTN-së, të mbështetur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, kanë kryer kontrolle në një shtëpi, ku janë gjetur dhe sekuestruar provat: rreth 56.9 gr substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, para (euro dhe valuta të shteteve të ndryshme) dhe dëshmi tjera që do të përdorën në procedurë të mëtejme gjyqësore”, ka njoftuar policia.

Policia ka kryer kontrolle edhe në një shtëpi tjetër, ku thuhet se janë gjetur edhe 10.8 gram substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, dy peshore, nëntë fishekë e të tjera.

“Gjatë operacionit policor janë arrestuar, pos të dyshuarit të lartcekur edhe: K.A., (viti i lindjes 200,mashkull kosovar) dhe S.S., (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar), po ashtu policia ka njohuri edhe për një të dyshuar tjetër që është në arrati. Pas intervistimit, dy nga të dyshuarit (K.A. dhe S.S.), me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftimin policor. /RTKlive

Read Previous

Limaj thotë se për konstituimin e Kuvendit kërkohet marrëveshje politike

Read Next

​A do ta mësojë sot Trepça rivalin e finales së madhe?